Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan.
Mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e tyre ende nuk bëhet me dije.
Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkqet dhe rrethanat e aksidentit.