Përplasen “kokë më kokë” dy makina në aksin Pogradec-Korçë/ Shpërthen në flakë një prej automjeteve

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Qafë Plloçë. Sipas raportimeve, dy automjete janë përplasur kokë më kokë ndërsa njëra ka marrë flakë.

Mësohet se mjeti që mori flakë ishte me lëndë djegëse benzinë dhe për shkak të përplasjes së fortë u përfshi nga zjarri.

Fatmirësisht shoferët kanë arritur të dalin në kohë nga makina duke shmangur një tragjedi ndërsa zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendngjarje.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa dyshohet se një parakalim i gabuar shkaktoi përplasjen.


Shtuar 21.10.2025 19:12