Një aksident i frikshëm ka ndodhur pranë kryqëzimit të ish gjyqit të vjetër në Vlorë.
Dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe njëra ka përfunduar brenda në një lokal.
Fatmirësisht, në momentin e aksidentit, nuk ka patur njerëz në trotuar.
Mësohet se është lënduar drejtuesi i njërës prej makinave, ndërkohë që dy persona kanë përfunduar në spital.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 17:30, në lagjen “28 Nëntori”, pranë mobileri “Aliko”, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. A., 29 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Ford” me drejtues shtetasin B. S., 28 vjeç, automjeti i këtij të fundit, si pasojë e përplasjes ka dëmtuar fasadën e jashtme të një lokali. Gjithashtu si pasoje e aksidentit, kanë ngelur të dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit tip “Benz” dhe pasagjerja që ndodhej në të, të cilët pas marrjes së mjekimit, dolën nga spitali.
Drejtuesve të automjeteve, të dy të pajisur me leje drejtimi, ju krye testi i alkoolit i cili rezultoi 0. 254 mg/l për shtetasin A. A dhe 0. 000 mg/l për shtetasin B. S.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.