Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Durrës në lagjen nr.13. Policia njofton se dy mjete janë përplasur më njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe një pasagjere, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit kanë nisur.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.13 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin M. Q., 25 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin F. S., 29 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja shtetësia V. B., 23 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.