Përplasen dy makina në Kukës, 3 të plagosur, arrestohet një nga shoferët

Një aksident ka ndodhur në fshatin Vranisht të Kukësit, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur dy persona.

Një automjet tip “Volkswagen” ka përplasur një automjet tjetër tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin A. K.

Të lidhura

None found

Si pasojë, është dëmtuar shoferi i mjetit të parë dhe pasagjerët në automjetin e dytë.

Policia ka arrestuar një 36-vjeçar, njëri nga shoferët, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 36 vjeç, banues në fshatin Tregtan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin tip “Volksëagen”, në fshatin Vranisht, ka përplasur një automjet tjetër tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin A. K.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi M. M., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë. Gjithashtu, janë dëmtuar lehtë pasagjerët e automjetit me drejtues shtetasin A. K., shtetasja R. K. dhe një 16-vjeçar, të cilët pasi kanë marrë mjekim, janë larguar në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme. /albeu.com

 


Shtuar 13.02.2023 10:54