Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Vorë-Rinas. Në aksident janë përfshirë dy automjete.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spital një nga shoferët, shtetasi me inicialet Q.H., 45 vjeç. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 23.12.2024, rreth orës 18:50, në aksin rrugor Vorë-Rinas, mjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin Q.H., 45 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin E.A.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit “Fiat”, shtetasi Q.H., pasi u transportua në spital për ndihmë mjekësore, ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.