Përplasen dy anije mallrash në Detin e Veriut, një i vdekur dhe katër të zhdukur

Një person ka humbur jetën nga përplasja e dy anijeve mallrash sot në Detin e Veriut, ndërsa nuk dihet fati i katër prej anëtarëve të ekuipazhit të anijes së fundosur, sipas raportit të fundit nga shërbimet gjermane të shpëtimit.

“Kishte shtatë persona në bordin e anijes që u mbyt, katër konsiderohen të zhdukur, dy janë shpëtuar dhe një është gjetur i vdekur ,” tha në një konferencë për shtyp Christian Stipelde, zëdhënësi i shërbimit gjerman të shpëtimit në det.

Anijet e mallrave “Polesie” dhe “Verity” u përplasën rreth 22 kilometra në jug-perëndim të Helgoland dhe 31 kilometra në veri-lindje të Langeog. Për momentin nuk dihen shkaqet e përplasjes.

Verity është fundosur tashmë, ndërsa Polesie, 190 metra e gjatë dhe 28.5 metra e gjerë, jo.

Aktualisht është e paqartë nëse nafta ka rrjedhur nga anijet-cisterna./Albeu.com


Shtuar 24.10.2023 14:37