Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marten ë Finiq. Një mjet i paidentifikuar ka përplasur një këmbësore me iniciale E. M. 75-vjeçarja ndodhet në spital, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 07:20 në Livadhja, Finiq, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. M., rreth 75 vjeçe, banuese në Livadhja, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit i cili pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.