Përpiqet t’i shpëtojë policisë por bie nga kati i tretë i hotelit, shqiptari përfundon me hundë të thyer

Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë nga kati i tretë i një hoteli duke tentuar t’i shpëtonte policisë italiane.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen midis të shtunës 14 dhe të dielës 15 tetor në via Geppa në Trieste.

Shqiptari ka përfunduar në spital. Sipas medieve italiane, 30-vjeçari po qëndronte në dhomën e një hoteli. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër dëbimi nga territori italian.

Në përpjekje për t’i shpëtuar kapjes nga policia, shqiptari u ngjit në dritaren e dhomës në katin e tretë. Për motive ende të paqarta, ai rrëshqiti dhe u rrëzua duke marrë lëndime të shumta.

Ai u dërgua menjëherë në spital, ku pas analizave rezultoi se përveç lëndimeve të tjera, ka thyer edhe hyndën./Albeu.com


Shtuar 16.10.2023 13:20