Policia e Tiranës ka arrestuar një 37 vjeçar ditën e sotme.
Në njoftimin e bluve bëhet me dije se 37 vjeçari ka përndjekur për një periudhë 1-vjeçare, ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale, një shtetase.
Njoftimi:
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Ndërhyrjeve Kibernetike ndaluan shtetasin B. L. 37 vjeç, banues në Tiranë, sepse për një periudhë 1-vjeçare, ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale, një shtetase.”
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.