Përndiqte gruan, shqiptari “ngujohet” në shtëpi kur mbërrijnë karabinierët

Një 51-vjeçar shqiptar, i cili ishte denoncuar për përndjekje nga gruaja e tij, u mbyll në shtëpi kur pa policinë të mbërrinte.

Ngjarja ka ndodhur në Prignano sulla Secchia (Modena).

U deshën disa orë negociata derisa karabinierët e bindën që të dorëzohej.

Në momentin kur hapi derën, karabinierët e shoqëruan në komisariat ku do të pyetet në lidhje me ngjarjen dhe akuzat për përndjekje./albeu.com


Shtuar 25.12.2023 10:29