Përmirësohet gjendja e Papa Françeskut, nesër del nga spitali

Papa Françesku do të dalë nesër, të shtunë, nga spitali Agostino Gemelli në Romë, ku u shtrua të mërkurën, njoftoi Vatikani pak më parë.

Ai u diagnostikua me bronkit dhe administrimi i menjëhershëm i trajtimit me antibiotikë ishte shumë efektiv.

Papa, sipas Vatikanit, do të kryesojë ceremonitë fetare të Javës së Shenjtë Katolike, Pashkët e së cilës këtë vit bien më 9 prill. /albeu.com


Shtuar 31.03.2023 14:22