Përmeti “dush të ftohtë” Bashës: Si ka dalë fjala kurrë, punime të mbara Kuvendit të PD

Ish-deputeti Andi Përmeti ka reaguar pas deklaratës të kreut të PD-së, Lulzim Basha i cili u shpreh se nuk do ta lejojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Përmeti shkuan se çdo zotim që merr persipër Basha bëhet e kundërta, ndërsa ka bërë një renditje të zotimeve që kreu i PD-së nuk ka arritur ti përmbushë, duke u shprehur i bindur se edhe zotimi i fundit nuk do të dalë i vërtetë.

“Punime te mbara Kuvendit Kombetar te PD.

Basha sot paska deklaruar qe nuk do te lejoje Kuvendin Kombetar te PD. Ne 8 vite kane qene te shumta zotimet publike te Bashes ndermjet te cilave me te njohurat:

2015- Nuk ka reforme territoriale pa pjesemarrjen e PD.

2017- Nuk ka zgjedhje me Edi Ramen kryeminister.

2017- Cdo demokrat te jete i sigurt qe bashkepunim me LSI sdo te kete kurre.

2017- Fatmir Xhafa behet minister vetem po kaloi mbi trupin tim.

2018- Tra ne rrugen e kombit sdo kete kurre.

2019- Edi Rama nuk eshte me kryeministri i shqiptareve.

2019- Zgjedhje bashkiake pa PD ska per te patur kurre.

2019- Asnje shtepi ne Unaze te madhe nuk preket. Do mbrohen me trupat tane.

2020- Duhet te kaloni mbi trupat tane qe te prishni Teatrin Kombetar.

Sot erdhi zotimi me i fundit: Kuvend te Partise Demokratike nuk ka per te patur.

Sa here qe Basha zotohet publikisht per dicka ndodh e kunderta e zotimit te tij. Tashme mbas zotimit te tij te fundit na ngelet vetem te urojme: Punime te mbara Kuvendit Kombetar te PD”, shkruan Përmeti./albeu.com