Disa qytete të Greqisë, ditët e fundit, janë përfshirë nga reshjet e dendura që kanë shkaktuar përmbytje me pasoja të mëdha.
Stuhia “Daniel”, i cili do të vazhdojë dhe për disa ditë, ka përmbytur zona të ndryshme, duke vrarë e zhdukur njerëz dhe duke shkatërruar mijera banesa dhe infrastrukturën.
Siç raporton Protothema, fshati Palamas Karditas është mbuluar nga uji.
Niveli i ujit në të gjithë fshatin ka kaluar gjashtë metra, kështu që duken vetëm tjegullat e shtëpive.
Me helikopterë dhe skafe do të tentohet të evakuohen të bllokuarit në fshatrat e komunës së Palamës në Kardicë nga ujërat që janë grumbulluar në fushë pas orëve të gjata të shiut të shkaktuar nga stuhia Daniel.