Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, po ndjek me shqetësim situatën e krijuar nga reshjet intensive në vend.
Presidenti i Republikës është në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e institucioneve qendrore dhe vendore, me Strukturat e Emergjencave Civile si dhe me Forcat e Armatosura, për përballimin e situatës së përmbytjeve.
Kreu i Shtetit fton qytetarët të mirëkuptojnë dhe bashkëpunojnëme ta me qëllim që kjo situatë të kalojë me sa më pak pasoja.
Presidenti i Republikës, fton në mënyrë të veçantë banot në zonat e përmbytura të ndjekin udhëzimet e strukturave përgjegjëse për evakuim të shpejtë dhe të sigurt.
Në këto momente të vështira jeta e çdo qytetari është mbi gjithçka.
“Po ndjek me shqetësim situatën e krijuar nga reshjet intensive në vend. Jam në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e institucioneve qendrore dhe vendore, me Strukturat e Emergjencave Civile, si dhe me Forcat e Armatosura, për përballimin e situatës së përmbytjeve.
Ftoj qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim, me qëllim që kjo situatë të kalojë me sa më pak pasoja.
Ftoj në mënyrë të veçantë banorët e zonave të përmbytura të ndjekin udhëzimet e strukturave përgjegjëse për një evakuim të shpejtë dhe të sigurt.
Në këto momente të vështira, jeta e çdo qytetari është mbi gjithçka”, shkruan Begaj.

