Një stuhi e fortë përfshiu qytetin e Shkupit në orët e pasdites së sotme, me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, që shkaktuan përmbytje në disa vendbanime.
Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, ka udhëhequr mbledhjen urgjente në terren të Shtabit për Mbrojtje dhe Shpëtim pas përmbytjeve.
Ajo bën të ditur se aktualisht ekipet po ndërhyjnë në më shumë se 30 lokacione ku ka pasur dhe përmbytje më të mëdha pas stuhisë.
“Të gjitha ekipet janë mobilizuar dhe janë në terren, përfshirë edhe zjarrfikëset e qytetit të Shkupit, të cilët me një ndërhyrje të suksesshme arriti të shpëtojë mbi 20 persona. Ekipet e ndërmarrjeve publike po pastrojnë në terren dhe do të qëndrojnë deri sa dëmet të jenë sanuar plotësisht dhe gjendja të normalizohet”, theksoi Arsovska./albeu.com/