Përmbytjet në Shkodër, 1100 Ha tokë të mbuluara nga uji

Disa zona në Shkodër janë përmbytur si pasojë e reshjeve të shiut. Mëngjesin e sotëm, sipërfaqja e tokave të mbuluara nga uji është 1100 hektarë.

Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit, ndërkohë grupet e Emergjencave Civile të Bashkisë Shkodër janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

Njoftimi:

Situata ne Bashkinë Shkoder, ne oren 08.00 te dates 20.01.2023 paraqitet si me poshte:
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.15 me nje renie prej 40 cm me oren 18.00 te dates 19.01.2023 ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.10 m me nje rritje prej 5 cm me oren 18.00 te dates 19.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).
Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1100 Ha, e pandryshuar me oren 18.00 te dates 19.01.2023
Njesia Administrative Ana e Malit 1100 Ha e permbytur.
Rruga e obotit ka prezence uji 55 cm, e pandryshuar me oren 18.00 e dates 19.01.2023
Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.
Ne rrugen e Obotit po operon nje mjet I kalueshmerise se larte se bashku me 4 forca te ushtrise.
Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates. /albeu.com


Shtuar 20.01.2023 08:45