Koreja e Jugut është pushtuar nga moti i keq me reshje shiu vdekjeprurëse. Mediet e huaja raportojnë se si pasojë e përmbytjeve kanë humbur jetën 40 persona.
Sipas autoriteteve lokale, nëntë persona të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa 34 të lënduar. Mes viktimave ishin dymbëdhjetë individë që humbën jetën tragjikisht në një nënkalim që u përmbyt.
Që nga e enjtja e javës së kaluar, rajonet qendrore dhe jugore të vendit janë goditur nga reshjet e shiut, duke arritur kulmin e sezonit të shirave që nisi në fund të qershorit.
WARNING: GRAPHIC CONTENT
Rescuers in South Korea pulled bodies from the water after some 15 vehicles, including a bus, were submerged in an underpass https://t.co/Xuj4fVH0NP pic.twitter.com/9HHpI5Fxpx— Reuters (@Reuters) July 16, 2023
Incidenti ka ngritur shqetësime për aftësinë e Koresë së Jugut për të parandaluar dhe reaguar në mënyrë efektive ndaj dëmeve nga përmbytjet. Disa përdorues të rregullt të rrugës kritikuan qeverinë për mos ndalimin e hyrjes në nënkalim, pavarësisht parashikimeve për përmbytje.
Vitin e kaluar, kur reshjet më të mëdha në 115 vjet që shkatërruan Seulin, duke përfshirë distriktin e pasur Gangnam, rezultuan me vdekjen e të paktën 14 personave dhe përmbytje të metrove, rrugëve dhe shtëpive, qeveria u zotua të marrë masa për të trajtuar më mirë fatkeqësitë e shkaktuara nga ndryshimet klimatike.
Presidenti Yoon, i cili kohët e fundit u kthye nga një udhëtim jashtë shtetit, bëri thirrje për një takim brenda agjencisë për reagimin ndaj fatkeqësive të hënën. Ai pranoi se situata ishte përkeqësuar për shkak të menaxhimit të dobët të zonave me ndjeshmëri të lartë./albeu.com/