Përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Kongo, 140 të vdekur

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Kinshasa, kryeqyteti i Republikës Demokratike të Kongos, kanë bërë që të humbin jetën 140 persona, ndërsa 280 shtëpi janë shkatërruar.

Gjithashtu u raportua se 12 persona rezultojnë të zhdukur.

“Ne nuk kemi asnjë shpresë për të gjetur të mbijetuar,” tha Ministrja e Shëndetësisë, Lisa Nembalemba.

Pothuajse të gjitha rrugët dhe lagjet në qytet u përmbytën, përfshirë autostradën N1 që lidh Kinshasën me qytetin port të vendit, Matadi. U deklarua se rreth 12 milionë njerëz jetojnë në 24 rrethet e prekura nga përmbytjet në Kinshasa, e cila ka një popullsi prej rreth 15 milionë. Qeveria njoftoi se dje është shpallur zie 3-ditore për shkak të humbjes së jetëve./albeu.com


Shtuar 15.12.2022 17:34