“Përmbytja ishte paralajmëruar”, Meta: Fondi i veriut për emergjencat, aq sa vjedh në një ditë inceneratori i Tiranës

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për shtyp është ndalur te përmbytjet në veri të vendit, për të cilat tha se mund të ishin parandaluar, sepse ishin paralajmëruar.

Ai gjithashtu tha se fondi i alokuar për emergjencat në veri të vendit është 80 milionë euro, aq sa vjedh në një ditë inceneratori i Tiranës që është jashtë funksioni.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/524614029554422

“Përmbytja ishte ngjarje e paralajmëruar. Tashmë 1685 ha në bashkinë e Shkodrës të përmbytura, qindra e mijëra shtëpi të rrethuara nga uji, shumë familje të bllokuara, ndërkohë që bashkia e Shkodrës dhe autoritetet vendore nuk u lajmëruan sipas ligjit. Në Shkodër Hidrovoret s’kanë qenë në punë për mungesë të energjisë. Në Lezhë 1300 ha të përmbytura. Kjo situatë kritike është dhe në fushë-Krujë, 150 Ha në Mullqinë dhe Mallkuç. Natyrisht nuk mund të ngelej jashtë përmbytjeve dhe Durrësi, me zonën e ish-Kënetës dhe qendra e betonizuar e këtij qyteti, te Veliera. Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe kur fondi vjetor i Bordit të Kullimit për Shkodrën, Kukësin dhe Lezhën është 80 mln euro në vit. Është aq sa vjedh vetëm për një ditë inceneratori i Tiranës, që nuk ekziston. Dëmet llogariten në qindra mln euro”, tha Meta.


Shtuar 22.11.2022 13:53