Të paktën 42 persona u shpëtuan nga Roja Bregdetare në jug të Siçilisë pasi një varkë me emigrantë u përmbyt. Mes të shpëtuarve janë 5 gra dhe 3 të mitur ndërsa 3 burra vijojnë të jenë ende të zhdukur.
Grupi tha se u nis nga Sfax, Tunizi, në orën 22:00 të shtunën, një orë pasi një anije tjetër me emigrant ishte përmbytur.
Aktualisht janë 1,094 njerëz, kryesisht nga Afrika Sub-Sahariane, në një qendër në ishull.
Sipas autoriteteve italiane, shqetësues është fakti se në orët e fundit në Lampedusa kanë mbërritur shumë gra dhe fëmijë me varka metalike, të cilat anëtarët e rojes bregdetare italiane shpesh i quajnë “arkivole lundruese”, sepse janë shumë të lehtë për t’u përmbytur./Albeu.com./