Shiu i rrëmbyeshëm ka përmbytur qytetin e Kuçovës, ditën e sotme. Të gjitha rrugët e qytetit janë nën pushtetin e ujit duke e bërë tejet të vështirë qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve.
Qyteti është i gjithi pa energji elektrike, pasi nën ujë është edhe Nën/stacioni Elektrik. Më problematike situata paraqitet në hyrje të qyteti dhe në lagjet: “Llukan Prifti”, ‘1 Maji”, “11 Janari”, “Tafil Skëndo”, etj.
Disa banesa në lagjen “11 Janari” janë nën ujë, oborret janë përmbytur dhe uji ka depërtuar edhe brenda shtëpive,duke lagur gjithçka.
Banorët kanë kërkuar ndihmën e policisë dhe zjarrfikësve por askush s’ju ka shkuar në ndihmë dhe në këto kushte ata janë duke e larguar vetë ujin nga banesat, me pompa e fshesa.
Banorët pohojnë se,përmbyten disa herë në vit por askush nga pushteti vendor dhe nuk është marrë asnjë masë./albeu.com