Përmbyten rrugët e Durrësit, vështirësohet qarkullimi për këmbësorët dhe automjetet

Ka mjaftuar një rrebesh shiu që shumë rrugë dhe kryqëzime në qytetin e Durrësit të përmbyten, duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve.

Zonat më problematike janë afër stacionit të trenit, te kryqëzimi i stadiumit, në lagjen 18, shëtitorja bregdetare, Plazh e Shkozet.

Të lidhura

None found

Reshje intensive janë parashikuar gjithashtu në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet Dibër, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër reshje mesatare.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 12 / 15 °C; në vendet e ulëta: 11 / 13 °C; në vendet malore: 6 / 10 °C.


Shtuar 11.03.2024 15:13