Reshjet intensive në Pogradec kanë krijuar probleme në disa pallate. Bëhet me dije se si pasojë e motit të keq katet e para janë mbuluar me ujë. Gjithashtu mësohet se tre familjeve të dëmtuara në fshatin Vërdovë nuk po i ofrohet ndihmë pasi mjetet e rënda nuk kanë akses. Po ashtu është konstatuar masiv shkëmbor me risk potencial në hyrje të qytetit të Pogradecit.
Njoftimi i plotë i Bashkia Pogradec:
Vijon puna intensive në terren. Po kryhet hartimi i proceseve verbale pranë familjeve të prekura janë evidentuar raste të reja. Problematika në Lumin e Verdovës dhe të Rremenjit, në tre familje ku mjetet e rënda nuk kanë akses.
Po punohet me mini-fadromë 3.5 T të firmës private “REI shpk”, në bashkëpunim me njësitë administrative. Sipas njoftimeve të deritanishme, akset rrugor në territor janë të kalueshëm. Në qytet janë evidentuar probleme me prezencë uji në katet e para të pallateve në zonën “1 Maji”. Është depozituar kërkesë pranë SHGjSH për ekspertizë lidhur me rezervuarin Grunjas.
Është konstatuar masiv shkëmbor me risk potencial në hyrje të qytetit të Pogradecit janë marrë masat për sigurinë e zonës. Nga inspektimi në terren u konstatua se subjekti “2T” vijon punën intensive për pastrimin e masivit shkëmbor nga shtrati i rrugës në aksin Qafë Plloçë – Qukës, me qëllim mundësimin e kalueshmërisë së sigurt dhe pa problematika.
