Përmbysje “e çmendur”, Reali pret në finale Liverpoolin (VIDEO)

Real Madrid ka kaluar në finale të Ligës së Kampionëve teksa ka eliminuar Manchester City me rezultat të përgjithshëm 6-5 dhe me një paraqitje spektakolare në ndeshjen kthyese në “Santiago Bernabeu”.

Manchester City kaloi në epërsi në minutën e 73’ me Ryad Mahrez.

Por kjo epërsi u ruajt nga skuadra angleze deri në minutën e 90, atëherë kur Rodrygo barazoi shifrat në 1-1 dhe më pas po i njëjti lojtar shënoi edhe golin e dytë për Real Madridin, rezultat ky që siguroi vazhdimet për shkak se rezultati i përgjithshëm nga të dy ndeshjet ishte 5-5.

Skuadra e Carlo Ancelotti hyri me më shumë vetëbesim në vazhdimet dy herë nga 15 minuta. Ishte Karim Benzema ai i cili në minutën e 95’ u pengua brenda zonës dhe u akordua penallti të cilët vet francezi e ktheu në gol duke e thelluar epërsinë e skuadrës së tij në 3-1.

“Los Blancos” më 28 maj në Francë përballen me Liverpoolin. /albeu.com/



Shtuar 4.05.2022 23:35