Është hapur pas dy ditësh pika kufitare e Qafë-Thanës në Korçë pasi ishte bllokuar prej dy ditësh. Mësohet se është zhbllokuar aksi Strugë-Qafë Thanë, ku ndodhi aksidenti i autobotit me gaz.
Aksidenti ndodhi dy ditë më parë në aksin Strugë- Qafë Thanë, dhe pavarësisht përpjekjeve, autoboti është arritur të hiqet këtë pasdite ndërsa do të fillojë qarkullimi i mjeteve normalisht në këtë pikë kufitare.
Gjatë ditëve që dogana ishte e bllokuar, qarkullimi u drejtua në doganën e Tushemishtit dhe atë të Goricës.
Njoftimi i plote:
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë
Pika e Kalimit Kufitar Qafë Thanë
Nga kontakti i vazhdueshëm me autoritetet e policisë kufitare të Maqedonisë së Veriut, jemi njoftuar se, aksi rrugor “Strugë-Qafë Thanë”, i cili ishte i bllokuar që në datën 30.12.2025, për shkak të një aksidenti rrugor, aktualisht është zhbllokuar.
Lëvizja e mjeteve dhe e shtetasve, po kryhet lirisht si në hyrje dhe në dalje të Republikës së Shqipërisë, duke respektuar procedurat e verifikimit kufitar.
