Përmbyset rezultati në Kavajë.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fisnik Qosja ka kaluar me diferencë të vogël, prej 142 votash kandidatin socialist, Redjan Krali.
Deri më tani në Kavajë janë numëruar 56 nga 92 kuti në total.
Kandidati i BF ka marrë 50.52% të votave, pra 6.859 vota, ndërsa kandidati socialist ka marrë 49.48% të votave, pra 6.717 vota.