Përmbyset autobusi me turistë, 1 i vdekur dhe 34 të plagosur

Një grua humbi jetën dhe 34 persona u plagosën kur autobusi turistik me të cilin po udhëtonin u përmbys sot në Korenë e Jugut.

Aksidenti ndodhi pak pas orës 18:00 (me orën lokale) në një rrugë fshati në periferi të qytetit Chongqing.

Sipas një dëshmitari, autobusi ishte ndalur në një rrugë të përpjetë kur filloi të rrotullohej mbrapa dhe u përmbys pas disa metrash.

24 të plagosurve iu është dhënë ndihma e parë në vend, ndërsa 11 të lënduar më rëndë janë dërguar në spitalin e afërt.

Një grua izraelite, rreth 60 vjeç, humbi betejën pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë.

Me përjashtim të shoferit dhe një ciceroni, pasagjerët ishin izraelitë (11 burra dhe 22 gra). Ata kishin mbërritur në Korenë e Jugut më 6 prill dhe do të ktheheshin më 17 të muajit./Albeu.com/


Shtuar 13.04.2023 18:16