Përmbyset autobusi me emigrantë në Meksikë, 18 të vdekur, mes tyre dhe fëmijë

Të paktën 18 emigrantë nga Venezuela dhe Haiti humbën jetën në një aksident automobilistik në Oaxaca,  Meksikë, njoftoi Prokurori i Përgjithshëm i shtetit.

Shumica e emigrantëve ishin nga Venezuela.

“Numri i përkohshëm është 18 të vdekur. Bëhet fjalë për dy gra, tre fëmijë dhe 13 burra. Të gjithë erdhën nga Venezuela dhe Haiti”, tha prokurori.

27 persona të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spitalet lokale.

Fotografitë e publikuara nga shërbimi i mbrojtjes civile të Oaxaca tregojnë autobusin që transportonte emigrantët i cili u përmbys në një kthesë të mprehtë në rrugën që lidh atë shtet me Pueblan.

Një numër i madh emigrantësh mbërrijnë çdo ditë në kufirin e Meksikës me SHBA-në.

Emigrantët përpiqen të kalojnë Meksikën duke udhëtuar me autobusë, kamionë ose trena komercialë./albeu.com


Shtuar 6.10.2023 20:57