Përleshje masive në tren, burrat godasin njëri-tjetrin (VIDEO)

Disa pamje të publikuara, tregojnë momentin kur një përleshje masive shpërtheu në një metro të ngarkuar në Londër.

Sipas mediave britanike, imazhet që janë bërë virale tregojnë një ngjarje, kur katër burra kanë goditur me grushte dhe shkelmuar vazhdimisht një burrë tjetër, përmes dyerve të hapura të trenit.

Personi që u sulmua më në fund u ngrit në këmbë dhe filloi të luftojë përsëri.

Ata dëgjohen duke përdorur ndaj njëri-tjetrit një sërë fyerjesh të rënda, ndërsa pjesëtarët e publikut bërtasin që të ndalojnë.

Policia Britanike e Transportit, konfirmoi se është në dijeni të incidentit dhe hetimet janë në vazhdim.


Shtuar 29.01.2024 12:05