Përkeqësohet situata me zjarrin në Mirditë, qytetari: Jemi në mëshirë të fatit

Zjarri në fshatin Lajthizë të Mirditës është përkeqësuar duke u përhapur shumë në të gjithë territorin.

Një qytetar ka denoncuar në numrin e “Ti Raporton” në Top Channel, se flakët po rrezikojnë banorët, ndërsa kërkon edhe ndihmë.

“Ju lutem bëni diçka se zjarri në fshatin Lajthizë të Mirditës po djeg të gjithë vendin dhe ata pak njerëz që jetojnë aty janë në mëshirë të Zotit”, shkruan qytetari.

Vatra e zjarrit ndodhet shumë pranë shtëpive të banorëve të zonës, ku në rrezik gjithashtu janë edhe të mbjellat e tyre. Zjarrfikësit momentalisht po tentojnë të shuajnë flakët, me ndihmën edhe të banorëve të zonës.


Shtuar 27.08.2024 17:13

Tags: ,