Gjendja e adoleshentit që u dhunua me sende të forta mbërmjen e së dielës në Korçë, është përkeqësuar.
Mësohet se 14-vjeçari është transportuar në spitalin e Traumës në kryeqytet, për mjekim më të specializuar.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi në lagjen nr. 12, Korçë pas një konflikt me disa bashkëmoshatarë të tjerë.
Ndërkohë në komisariatin e Korçës janë shoqëruar disa persona, të cilët janë marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 12, Korçë, gjatë një konflikti të çastit dyshohet me bashkëmoshatarë të tjerë, është dëmtuar në kokë me mjete të forta, një 14-vjeçar, i cili aktualisht po merr mjekim në spitalin e Korçës.
Në ambientet e Komisariatit ndodhen të shoqëruar disa persona të cilët po merren në pyetje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.