Është një nga perimet më të përdorura dhe të rekomanduara nga mjekët. Ndoshta nuk është në listën e më të preferuarave për ju, por padyshim është më e shëndetshmja. E kemi fjalën për panxharin e kuq, i cili është një nga perimet më me shumë vlera mjekësore dhe jo vetëm.
Jo më kot e shohim të përdoret në vend të shumë kurave. “Anthocyanis”, pigmenti që i jep ngjyrën e kuqe ka veti anti-kancer. Jo vetëm kaq, por panxhari përmban betaine, një anti-inflamator natyral që është shumë i mirë për shëndetin e zemrës.
Panaxhari është shumë i pasur me një sërë vitaminash dhe mineralesh. Sëmundjet që kjo perime shëron janë të pafundme, andaj nuk duhet të mungojë në vaktet tuaja. Ndër të tjera, kjo perime detoksifikon trupin dhe lufton aneminë. Që të mund të merrni siç duhet vlerat që panxhari ka, duhet ta gatuani atë me shumë kujdes.