PËRGJIMET/ “Rebua trembet kot, lekët do të marrë”, a ka qenë i përfshirë ish-Drejtori i Policisë Rebani Jaupaj në botën e krimit, sa paguhej?

Operacioni i SPAK pak ditë më parë që çoi në burg biznesmenë, ish-zyrtarë të lartë të policisë, ish-prokurorë dhe anëtarë të botës së krimit, i cili erdhi pas çkodimit të aplikacionit “SKY” nga ana e autoriteteve franceze, duket se do të shkaktojë tërmet të madh në gjithë shoqërinë shqiptare.

AlbEu.com ka zbardhur një tjetër përgjim nga dosja “Metamorfoza”, ku nëndrejtori i Policisë Oltion Bistri, i raporton vazhdimisht biznesmenit Pëllumb Gjoka, në lidhje me izneset e tij të kazinosë në Tiranë.

Madje Bistri tregon edhe që shuma që merr prej 1500 eurosh nga Gjoka nuk ja vlen për këtë punë, por ai e bën për miqësi.

Por në një tjetër bisedë Bistri përmend herë pas here një tjetër emër Rebua, të cilit thotë se drejtori ëhstë i trembur nga kjo punë. Kujojmë që në atë periudhë drejtor i Policisë së Tiranës, ishte Rebani Jaupi.

Madje në një tjetër bisedë Gjoka i thotë Bistrit se rebua trembet kot, se ai lekët ka për të marrë.

E gjithë biseda ka si qëllim që të mos prekeshin bizneset e kazinove që Gjoka kishte në kryeqytet, pasi shpesh ai spiunohej nga konkurentët.

 


Shtuar 5.08.2023 08:09