Detaje të reja dalin në lidhje me megaoperacionin e SPAK që shenjestroi dje grupin kriminal, nga ku u arrestuan zyrtarë, policë e biznesmenë, mes tyre Pëllumb Gjoka, Astmer Bilari, prokurori Kukësit Xhevahir Lita, Ardit Hasangega, Oltion Bistri ndërsa u shpallën në kërkim Behar Bajri dhe Ervis Martinaj.
Burime bëjnë me dije se nga përgjimet rezulton se biznesmeni Pëllumb Gjoka ka bërë plan me Behar Bajrin për të vrarë Gjin Ndojin.
Sipas përgjimeve Behari i thotë Gjokës se kishte kontaktuar persona të ndryshëm jo shqiptarë, por kombësi të tjera për të realizuar vrasjen por më vonë rezulton se vrasjet i kryejnë shtetas shqiptare.
Në biseda flitet për shumat që do të paguheshin për realizimin e vrasjeve. Pellumb Gjoka thotë që të jepen sa para kërkohen vetëm vrasja të kryhet. Pas vrasjes së Gjin Ndojit në 2020 të dyshuarit i kanë shkuar edhe në varrim./albeu.com/