PËRGJIMET/ Dosja e plotë si bëhej trafiku i sirianëve: O rrush shko merr 4 krushq, po lekët?

Dy ditë më parë një operacion i përbashkët i policisë shqiptare, italiane dhe greke, i shtrirë në të tre këto shtete, çoi në arrestimin e 47 personave, të dyshuar si anëtarë të një rrjeti kriminal që merrej me trafikimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt Italisë. Gazetari i “ABC” Ermal Vija ka siguruar dosjen e plotë të SPAK që zbuloi dhe çoi pas hekurave trafikantët.

Pjesë nga përgjimet
Biseda e realizuar në 5 qershor 2020

Enjad Myrtaj: Ca po bën
Indrit Hila: Hic
Enjad Myrtaj: Enua jam
Indrit Hila: Vëlla ca bën ti si ke qenë?
Enjad Myrtaj: Mirë vëlla ti?
Indrit Hila: Mirë shty
Enjad Myrtaj: Po ca u bë për ato lekët e mia?
Indrit Hila: Do ti jap shoku se kam pas një mijë probleme

Biseda e dytë në 14 Gusht 2020
Indrit Hila:
 Alo
Enjad Myrtaj: O zemra ca po bën?
Indrit Hila:  Mirë ca bën ti?
Enjad Myrtaj: Enua jam
Indrit Hila: Ku je ti
Enjad Myrtaj: Hic vërdallë ca po bën

Biseda e zhvilluar në 14 Dhjetor 2020
Në përgjim është kapur Fatjon Koçllari që bisedon me dy persona të tjerë të cilët dyshohet se bëjnë transportin e emigrantëve nga kufiri me Greqinë drejt Tiranës dhe pas organizojnë punën për t’i dërguar drejt Italisë.

Biseda e parë në 14 Dhjetor 2020
Fatjon Koçllari:
 Te klubi i shoferit ke katër krushq. Nga klubi i shoferi dhe deri në Tiranë.
Transportuesi: Sa lekë?
Fatjon Koçllari: 300 lekë të gjitha, 200 lekë merri ti, ca të them unë, se i ka lonë njoni aty
Transportuesi: Ok, maksumimi një orë jam aty, mos e vra mendjen

Biseda e dytë në 14 Dhjetor 2020

Fatjon Koçllari: Ke një treshe ta merr menja apo jo?
Transportuesi: Ku janë ata?
Fatjon Koçllari: Në Gjrk (Gjirokastër)
Transportuesi: A e more vesh, përplasi makinën ai Kukja, do ta pyes a e ka mbaruar dhe do të them
Fatjon Koçllari: Aq ke rrush, tre, 500 lekë për të tre
Transportuesi: E po mirë, shumë mirë, nuk ka problem
Fatjon Koçllari: Hë ai i pe?
Transportuesi: I pashë, i pashë
Fatjon Koçllari: Hajde pra
Transportuesi: Janë katër këto, 4
Fatjon Koçllari: Po për katër të thashë unë
Transportuesi: Tre pra janë
Fatjon Koçllari: Ato tre në Gjrk (Gjirokastër)

Sipas prokurorisë ka rezultuar se Soran Saber, pjesë e grupit kriminal ka organizuar punën për trafikun e emigrantëve nga kufiri me Greqinë drejt Italisë.  Pjesë e skemës ishte Fatjon Koçllari, që merrej me organizimin dhe transportin e tyre nga pikat e kalimit me Greqinë në Korçë dhe Gjirokastër më pas drejt Italisë. Klajdi Kondo siguronte strehimin e tyre, në një banesë të marrë me qira te Zamir Muliu, i cili ishte edhe roje i objektit ku qëndronin të huajt duke qenë në dijeni të të gjithë aktivitetit./abcnews.al


Shtuar 21.01.2022 15:17