Policia e Shteti ju ka bërë thirrje qyetarëve dhe bizneseve që të njftojjnë menjëherë nëse ju mbërrin një email në emër të policisë, pasi ëhstë një gjobë.
me anë të një njoftimi Policia e Shtetit thekson se disa persona kanë nisur një fushatë mashtrimi nëpërmjet sistemeve kompjuterike, e cila synon persona fizikë dhe juridikë, pa dallime të caktuara, me qëllim marrjen e shumave të ndryshme monetare, ka nisur së fundmi.
Për të rritur besimin, autorët kanë përdorur emrat e drejtuesve të Policisë, teksa iu kërkojnë “viktimave” që të kthejnë përgjigje brenda 24 orësh ndryshe do kenë pasoja ligjore.
Policia ka publikuar edhe dy format e mesazheve që autorët u kanë dërguar qytetarëve për t’i mashtruar. Uniformat blu bëjnë me dije se janë duke hetuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe në ditët në vijim do të japë më shumë informacion rreth kësaj fushate mashtrimi.
Njoftimi:
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike është vënë në dijeni për një fushatë mashtrimi nëpërmjet sistemeve kompjuterike, e cila synon persona fizikë dhe juridikë, pa dallime të caktuara, me qëllim marrjen e shumave të ndryshme monetare.
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike njofton të gjithë qytetarët, se ka nisur puna policore e menjëhershme, për parandalimin e pasojave, për hetimin e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Për t’i shkuar në ndihmë çdo shtetasi që mund të preket nga kjo fushatë mashtrimi, bashkëlidhur këtij njoftimi do të gjeni formatin në të cilin dërgohet mesazhi i postës elektronike, si dhe dokumentin e rremë që i bashkëngjitet këtij mesazhi.
Policia e Shtetit fton qytetarët që janë prekur nga këto mesazhe të cilat iu kanë shkuar në emër të titullarëve të Policisë së Shtetit, kjo për të rritur besueshmërinë e këtyre mesazheve, të denoncojnë menjëherë në adresën e postës elektronike ç@asp.gov.al, të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, e cila është duke kryer hetime intensive dhe në ditët në vijim do të japë më shumë informacion rreth kësaj fushate mashtrimi.