Një tjetër ngjarje e rëndë është raportuar së fundmi të ketë ndodhur në qytetin bregdetar të Vlorës.
Burime për media kanë bërë me dije se dy persona të plagosur me thikë kanë mbërritur për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës, të cilët ndodhen jashtë rreziku për jetën.
Dyshimet e para tregojnë se dy personat në fjalë janë plagosur gjatë një konflikti të ndodhur në lagjen “Pelivan Leskaj”.
Sakaq, policia ka shoqëruar për në komisariat dhe dy persona të dyshuar si të përfshirë në konfliktin e dhunshëm të ndodhurm mbrëmjen e sotme.
Ndërkohë autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.