Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Vorë-Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20, kur një automjet me drejtues E.K., 43 vjeç, ka përplasur këmbësoren N.M., 64 vjeçe, e cila dyshohet se po tentonte të kalonte trafikndarësen.
E moshuara është transportuar menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
“Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin E. K., 43 vjeç, pasi në aksin “Vorë-Tiranë”, rreth orës 05:20, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësoren, shtetasen N. M., 64 vjeçe, e cila po kalonte trafikndarësen. Si pasojë, kjo shtetase humbi jetën, në spital”, informoi sot policia.
