Dy persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm si pasojë e dy aksidenteve rrugore që kanë ndodhur në Kurbin.
Mësohet se një aksident ka ndodhur në qytetin e Laçit dhe një tjetër në mbikalimin e Patokut në autostradën Milot- Thumane.
Sipas mjekëve nga spitali i Laçit njëri nga të plagosurit është dërguar drejt Spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar, ndërsa tjetri është jashtë rrezikut për jetën./Albeu.com