Përgjaken rrugët, makina përplas për vdekje një person në Durrës

Vazhdojnë përgjaken rrugët në vendin tonë. Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Fllakë të Durrësit.

Sipas informacioneve të para një person me biçikletë është përplasur për vdekje nga një makinë.

Njoftimi:

57-vjeçari me iniciale S.V. ka humbur jetë pasi teksa ka qenë duke ecur me biçikletë, është përplasur nga një makinë me drejtues 54-vjeçarin me iniciale A.K.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Ky është aksidenti i dytë i shënuar brenda një ore në Durrës.


Shtuar 8.11.2023 18:31