Përfundon verifikimi i 94 kutive në qarkun e Elbasanit, procesverbalet i vihen në dispozicion PD-ASHM

Ka përfunduar verifikimi i 94 kutive të Peqinit dhe Gramshit ndërsa procesverbalet e konstatimit do i vihen në dispozicion Partisë Demokratike-ASHM.

Këta të fundit pritet të bëjnë analizën e gjetjeve dhe më pas kërkesat që kanë do të duhet t’i paraqesin në seancën e radhës së Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS).

Ndërkohë, ditën e nesërme rinis procesi me rinumërimin e votave të qarkut Tiranë ku gjatë procesit të verifikimit vëzhguesit e PD konstatuan disa parregullsi.


Shtuar 17.06.2025 18:00