Përfundon takimin me Alibeajn, Escobar nis diskutimet për “14 Majin” me Metën

Ditën e sotme, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i shoqëruar dhe nga ambasadorja Yuri Kim,  zhvilloi një takim me kreun e komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Takimi ka zgjatur rreth 45 minuta dhe të pranishëm kanë qenë dhe deputeti Gazmend Bardhi Kreshnik Collaku dhe Orjola Pampuri.

Të lidhura

None found

Tema kryesore e diskutimeve ka qenë ajo e zgjedhjeve lokale të cilat pritet të mbahen më 14 maj.

Pas takimit me Alibeajn, Escobar tashmë ndodhet në selinë e Partisë së Lirisë, duke zhvilluar diskutime Ilir Meta.

Ndërkohë, kujtojmë se dje, Escobar u takua me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama./albeu.com


Shtuar 12.04.2023 11:17