Ka përfunduar takimi mes Gazmend Bardhit dhe Edi Palokën që zgjati pak më shumë se një orë në një kafe përballë Parlamentit.
Në takim u disktuan formulat që opozita të dalë me një kandidat të vetëm në zgjedhje.
Të lidhura
None found
“Po vijojmë diskutimet”, ka thënë shkurtimisht deputeti Gazment Bardhi për gazetarët.
Ndërsa Edi Paloka u shpreh: “Nuk ka dështuar, është vullneti i përbashkët për të dalë me një kandidat.”
I pari nga takimi ka dalë Gazmend Bardhi dhe pak pas tij edhe Edi Paloka.
Paloka është mandatuar nga Sali Berisha për të dialoguar, ndërsa Gazment Bardhi nga Grupi Parlamentar i PD.
