Përfundon seanca ndaj Metës në Apel, Gjykata e lë në burg

Ka përfunduar edhe seanca në Apel ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ndërsa, pasi është tërhequr për vendim në dhomën e këshillimit, trupa gjykuese ka rrëzuar ankimin e avokatit të Metës, duke e lënë në burg këtë të fundit.

Ish-Presidenti Ilir Meta, ka ankimuar në Apelin e GJKKO vendimin e Shkallës së Parë që i la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”, me arsyetimin se pozita e tij është rënduar dhe ekziston rreziku për prishje provash apo intimidim të dëshmitarëve.

Në ankimimin e tij, Meta dhe mbrojtja e tij thonë se këto janë alibi, pasi hetimet janë mbyllur dhe dëshmitarët kanë dhënë deklarimet, shumica prej tyre tashmë të larguar nga Partia e Lirisë dhe të lidhur me PS.


Shtuar 8.09.2025 11:11