Përfundon seanca/ GJKKO dënon me burg ish-shoferin e Ardi Veliut dhe familjen e tij

Ka përfunduar pas më shumë se 5 orësh seanca në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion për ish shoferin e Ardi Veliut, Sokol Idrizaj, për familjarët e tij dhe personat e tjerë të akuzuar për “kontrabandë mallrash”, “mosdeklarim të ardhurash”, “pastrim parash” dhe “ushtrim pa licencë të aktiviteteve financiare”.

Gjykata e posaçme shpalli vendimin , konkretisht:

Agustin Mesuli, Altin Doda dhe Florian Baku- u dënuan me 11 vite, në gjykim të shkurtuar 7.5.

Sokol Idrizaj dhe bashkëshortja Elda Idrizaj- 8 vite, me gjykim të shkurtuar 5.7.

Vajza e madhe e Sokol Idrizaj Egi Idrizaj me 7 vite, 4.7 me gjykim të shkurtuar dhe u aplikua neni 59.

Vajza e vogël, Bora Idrizaj 2 vite, u aplikua nëni 59.

Vangjush Kasharra pafajësi për “fshehje të te ardhurave”.

Tomorr Baruti- 2 vite, me gjykim të shkurtuar 1.4 vite dhe u aplikua neni 59.

Në maj të vitit të kaluar, Sokol Idrizaj, bashkëshortja e tij dhe dy vajzat e çiftit u vunë nën akuzë nga SPAK, pasi dyshohen si anëtarë të një grupi kriminal. Në kuadër të këtij procedimi u në total u arrestuan 12 persona.

Këta shtetas dyshohet se kanë transportuar sende të vjedhura dhe me vlerë të çmuar nga shteti francez drejt Shqipërisë, ku janë shitur në mënyrë të fshehtë dhe kontrabandë përmes argjendarisë së shtetasit Vangjush Kashara që ka dyqanin qendror në Tiranë.

Verifikimet e SPAK treguan se këto grupe që funksiononin që para vitit 2019, kanë kaluar drejt Francës 724,386 euro për blerje të sendeve, shifër kjo që i përket vetëm transaksioneve bankare, ndërsa shumat në kesh të cilat janë transportuar nëpërmjet kufirit shtetëror në mënyrë të paligjshme, kapin vlerën e 2.1 milionë eurove dhe 35.000 franga.


Shtuar 31.01.2025 21:19

Tags: ,