Përfundon rinumërimi i votave në Kuçovë, PS mbetet forcë e parë

Në bashkinë e Kuçovës ka përfunduar rinumërimi i votave, por nuk ka pasur ndryshim në forcën fituese.

Rinumërimi i 18 kutive nisi pas kërkesës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” që kërkuan edhe shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në këtë bashki.

Rezultati nuk ka ndryshuar por kandidatit socialist, Kreshnik Hajdarit i janë hequr 9 vota, Lefter Maliqit nga koalicioni i “Bashkë Fitojmë” iu hoqën 4 vota dhe kandidatit të PD, Ilirjan Koxhaj iu hoqën 2 vota.

Avokati i koalicionit “Bashkë fitojmë” i ka kërkuar Kolegjit Zgjedhor rihapjen e të gjitha kutive të tjera të KZAZ Kuçovë, por përfaqësuesja e KQZ-së ka rrëzuar kërkesën.

 


Shtuar 30.06.2023 18:15