Kreu i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar në përfundim të protestës se kjo foltore do t’i japë këtij regjim ndëshkimin që meriton. Gjatë fjalimit të tij përmbyllës para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se kjo do të realizojë bashkimin e shqiptarëve në një ideal të lartë, në idealin e votës së lirë, në idealin dhe shenjtërinë e familjes shqiptare.
Kreu demokrat falenderoi të gjithë ata që morën pjesë në këtë protëstë dhe i ftoi të shihen në protestën e rradhës.
“Edhe njëherë, mirënjohje të pakufishme. Kjo është foltore themelore. Themelon kjo foltore atë lëvizje të fuqishme që do i japë këtij regjim ndëshkimin që meriton. Ndaj dhe le të përshëndesim ne përzemërsisht dhe me mirënjohje të gjithë ata që morën pjesë, të gjithë ata që e ndoqën këtë foltore, e cila u garantoj unë ju do shndërrohet në një gurrë frymëzimi. Kjo foltore unike në historinë e vendit do të realizojë bashkimin e shqiptarëve në një ideal të lartë, në idealin e votës së lirë, në idealin dhe shenjtërinë e familjes shqiptare. Mirupafshim në foltoren tjetër po në këtë shesh. Tjetrën po në këtë shesh gjer në fitore.” tha Berisha./


