Këtë të enjte është mbyllur përfundimisht numërimi i votave për partinë dhe kandidatët në Berat, ku forcë e parë është Partia Socialiste me 5 mandate dhe Partia Demokratike renditet e dyta me 2 mandate.
Sipas KQZ, për PS-në në këtë qark, është kandidati për deputet Blendi Klosi ai që ka marrë më shumë vota se kolegët e tij.
Ndërkohë që të dhënat tregojnë se më i votuari nga demokratët ishte Tomor Alizoti i cili ka marrë më shumë vota se përfaqësuesit e tij.
Deputetet e PS për Beratin
1 Hatixhe Konomi 5622 vota
2 Bardhyl Kollçaku 6370 vota
3 Fadil Nasufi 4375 vota
4 Nasip Naço 4667 vota
5 Blendi Klosi 12339 vota
Deputetet e PD për Beratin
Tomor Alizoti 5054 vota
Kasëm Mahmutaj 4267 vota.