Përfundon numërimi i votave në Has: Partia Demokratike forcë e parë

Ka përfunduar numërimi i votave në Komisionin Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) në Has, ku janë përpunuar të gjitha 28 kutitë e votimit.

Rezultatet:

Partia Demokratike (PD), ka marrë 3.547 vota, duke u renditur e para.

Partia Socialiste (PS), ka siguruar 2.625 vota.

Partia Socialdemokrate (PSD), ka marrë 831 vota.

Partia Demokratike, del fituese në këtë bashki verilindore, duke ruajtur epërsinë ndaj PS-së në një zonë tradicionalisht të djathtë.

Rezultatet e Hasit japin sinjale për qëndrueshmërinë e mbështetjes për PD në këtë pjesë të vendit.

 


Shtuar 12.05.2025 10:43